Megan Thee Stallion është ylli i fushatës së fundit të të brendshmeve të Calvin Klein.
Ajo po ndjek gjurmët e veshura me hir të Gigi dhe Bella Hadid, Justin Bieber, Shawn Mendes dhe më shumë super yjeve.
E fotografuar nga Mario Sorrenti, reperja 26-vjeçare pozoi në mënyrën më mahnitëse.
Në një nga fotografitë, ajo modelon në të brendshme të bardha me zbukurimet klasike të logos së markës, së bashku me një palë xhinse të veshura deri në gjysmë, të zbërthyera.
Kjo nuk është hera e parë që Megan bëhet pjesë e një foto sesioni të tillë, reperja gjithashtu ka pozuar për linjën e të brendshmeve të Rihanna’s Savage X Fenty.