Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka arritur për pak vota që të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
E kjo ndodhi, pasi VV-ja i shtoi edhe dy deputetë nga votat e diasporës.
Haki Abazi është i fundit në listën e kandidatëve që siguruan ulëse nga VV-ja, duke marrë 7627 vota.
Duhet theksuar se pa votat e diasporës dhe ato me kusht, Abazi nuk kishte vota për të qenë në Kuvend.
Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje e thelloi rezultatin e 14 shkurtit përmes votave të diasporës, duke fituar 78% të tyre, të cilat sollën edhe dy mandate për partinë e Albin Kurtit.