Qytetarët në Prishtinë po vazhdojnë të përballen me ndotje të ajrit. Njëjtë ishte edhe mëngjesin e së enjtes.
Sipas matjeve të fundit që ka bërë matësi për cilësinë e ajrit pranë Ministrisë së Arsimit, të dhënat tregojnë “AQI i ndotur PM2.5”.
Në këtë rast është paraqitur fytyra me ngjyrë të kuqe që do të thotë se ajri është i pashëndetshëm.
Cilësia jo e mirë e ajrit në Kosovë është ndër kontribuuesit kryesorë për problemet shëndetësore si: astma, bronkiti kronik, sulmi në zemër dhe tensioni i lartë.
Me këtë rast, ekspertët e shëndetit bëjnë apel që personat te shmangin daljet kur ajri është i ndotur.