Pas një muaji me veprim ligjor ndaj motrës, Mariah Carey, paditet edhe nga vëllai për biografinë e saj.
Sipas Morganit, Mariah është shpallur fajtore për shkak të shpifjeve që ka edhe për vëllain e saj.
Mariahu ndër të tjera ka shkruar se Morgani ishte marrë me drogë dhe e ka akuzuar për krime të dhunshme.
Sipas vëllait, këto gjëra ndikuan që të ndërpritet çdo kontakt midis tyre.
Në gjyq, ai deklaroi se askush nuk e kishte kontaktuar në lidhje me librin para se të publikohej.
Në fillim të muajit shkurt, motra e madhe Alison Carey e kishte paditur këngëtaren për shpifje, për shkak se Mariahi ishte shprehur se Alisoni e inkuirajonte të kryente marrëdhënie seksuale kur ishte e re.
Motra e kishte mohuar këtë akuzë, duke dashur të merrte një dëmshpërblim prej 1.24 milionë dollarësh.
Se çfarë pritet të ndodhë pas padisë së të vëllait, mbetet të kuptohet në vazhdim.