Modelja shqiptare, Arbenita Ismajli dhe reperi Fero, së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë.
Dyshja ditën e djeshme (e mërkurë) zbuluan edhe gjininë e foshnjës, duke treguar se po presin një vajzë.
Derisa është duke shijuar muajt e fundit të shtatzënisë, modelja nga Kumanova nuk ka ngurruar të publikojë disa imazhe tërheqëse me barkun e rrumbullakosur.
Ajo shkëlqen me dukjen atraktive, gjersa kjo periudhë e ka bërë të duket edhe më në formë.
Çifti gjatë muajit të kaluar po ashtu kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë dhe pak ditë më vonë njoftuan për fëmijën.
Të njëjtit janë së bashku për më shumë se dy vite, megjithëse u raportuan për disa kriza në romancën e tyre.