“Politikanët duhet të vaksinohen të fundit”, kështu ka thënë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, këtë të martë se në Shqipëri nuk ka asnjë skemë për vaksinimin e politikanëve.
Madje sipas tij nuk ka edhe në vende të tjera në Europë diçka të tillë, por nëse publikohet ndonjë skemë, qeveria do ta mendojë.
“Kur në vende të tjera të dalë ndonjë skemë për vaksinimin e politikanëve do ta konsiderojmë, por unë mendoj që politikanët në Shqipëri duhet të vaksinohen të fundit fare”, tha Rama.