Përdorimet e niseshtes së misrit për bukurinë dhe kujdesin personal

Nga maskat anti-rrudhë tek djeristja e tepërt, të gjitha përdorimet e pabesueshme të niseshtesë së misrit jashtë kuzhinës.

Niseshteja e misrit mund të jetë një ndër përbërësit kryesorë të kuzhinës suaj, por ajo që nuk dinit është se mund të përdoret gjerësisht edhe si produkt bukurie, shkruan “Living”.

Kjo gjë ndoshta nuk është e re për gjyshet tuaja, pasi në pamundësi për të patur një krem apo gjithëfarë produkti tjetër kozmetik, ishin përbërësit natyralë ata që u vinin atyre në ndihmë.

Maska anti-rrudhë
Përzieni ¼ e filxhanit të kafesë me niseshte misri me një të bardhë veze dhe 2 lugë qumësht. Aplikojeni këtë masë homogjene në lëkurë dhe lëreni për 20 minuta derisa fytyra të ndihet e tendosur. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe përsëriteni këtë maskë rregullisht për të luftuar rrudhat e para të bukurisë.

Pastron qelizat e vdekura të lëkurës
Një mënyrë natyrale dhe e butë për të hequr qafe qelizat e vdekura të lëkurës që e lënë çehren tuaj të pajetë është duke masazhuar niseshte misri në fytyrën tuaj të lagur. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të ndriçuar kompleksin e lëkurës.

Neutralizon erën e djersës
Fshijini sqetullat tuaja me një leckë të lagur me alkool e prisni sa lëkura të thahet. Më pas lyejini direkt me niseshte misri për të mbajtur këtë zonë të trupit të thatë. Kjo është mënyra më e thjeshtë dhe e shpejtë për të neutralizuar aromën e djersës.

Shampo e thatë
Nuk keni kohë të bëni një dush dhe yndyra e flokëve është e dukshme. Ajo që duhet të bëni është të spërkasni pak niseshte në rrënjët e flokëve që kjo e fundit të përthajë yndyrën. Më pas shkundni flokët për të eliminuar mbetjet e niseshtesë.