KQZ përjashton nga rezultati dy vendvotime

Komisioni Qendror Zgjedhor ka marrë vendim për përjashtimin nga rezultati të dy vendvotimeve.

Bëhet fjalë për vendvotimet 2717B/01R (Vushtrri) dhe 3805B/05R (Mitrovicë e Veriut) të cilat edhe pas rinumërimit rezulton se ka mospërputhje në mes të nënshkrimeve dhe fletëvotimeve.

Në bazë të njoftimit të bërë të ditur në mbledhjen e KQZ-së thuhet se janë 5 respektivisht 10 fletëvotime më shumë se nënshkrimet.

Ndryshe sot ka përfunduar numërimi i votave me kusht ndërsa ka nisur numërimi i votave nga diaspora, për zgjedhjet e 14 shkurtit.