Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajçak është duke zhvilluar takime me krerët e partive politike në Kosovë, në kuadër të vizitës treditore në vendin tonë.
Lajçak gjatë ditës së sotme është takuar edhe me U.D presidenten Vjosa Osmanin si dhe me kreun e PDK-së Enver Hoxhaj.
Pas vizitës në Kosovë, Lajçak do të qëndrojë edhe në Serbinë dhe Malin e Zi.