Shumë personazhe të njohur janë infektuar me Covid-19 këto kohë. Në fakt situata në vendin tonë ka qenë në përgjithësi alaramante këtë periudhë për shkak të numrit të lartë të infektimeve. Kështu të gjithë shqetësohemi sapo vëmë re një simptomë të ngjashme me Covid-19 dhe menjëherë nxitojmë të bëjmë testin apo të izolohemi.
E njëjta gjë i ka ndodhur dje këngëtares Beatrix Ramosaj. Kjo e fundit ka vënë re se simptoma të ngjashme me koronavirusin dhe i është nënshtruar një testi. Menjëherë pas këtij veprimi ajo publikoi një video nga shtrati, ku nuk dukej shumë energjike e përkrah shkroi: “Bëra tetsin e Covidit sot, le të shpresojmë se është negativ”.
Ky postim i shqetësoi të gjithë fansat e saj, të cilët janë interesuar menjëherë për gjendjen shëndetësore të artistes. Më vonë ajo ka njoftuar se fatmirësisht tetsi ka dalë negativ.
“Fatmirësisht u testova negative për Covid-19. Faleminderit të gjithëve për shqetësimin tuaj”, ka shkruar Beatrixi.
Kujtojmë se në dhjetor të 2020-s, këngëtarja u rikthye në muzikë pas 3 vjetësh mungesë me këngën “Dancing with the devil”. Për këtë këngë ajo bashkëpunoi me Eugent Bushpepën, i cili mori pjesë edhe si personazh protagonist në videoklip. Kjo u bë shkak që të përhapeshin thashethemet se mes tyre ka lindur një romancë, por më pas dy këngëtarët i hodhën poshtë të gjitha dhe treguan se janë thjesht dy miq të mirë.