Numërohet mbi 10 mijë vota me kusht, ky është rezultati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri tani janë numëruar mbi 10 000 vota me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.

Sipas KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje deri tani ka 4.977 vota, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 1.838, Lidhja Demokratike e Kosovës me 1. 130 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 1.069.

Gjithsej, janë 31. 500 me kusht dhe 2. 800 vota të personave me aftësi të kufizuara.