Mësimdhënësit e Kosovës këtë muaj kanë marr më shumë para se zakonisht.
Kjo pasi që atyre u kanë dal shtesat prej 100 eurosh, e të cilat ishin shumë të kërkuara nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës.
Ymer Ymeri nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencave e Kosovës e ka konfirmuar këtë lajm.
“Po ju kanë dalë shtesat, ashtu siç ka qenë e planifikuar, në këtë rast për muajin shkurt. Mësimdhënësit kanë marrë nga 100 euro, ashtu siç jemi marrë vesh”, tha Ymeri për IndeksOnline.
Ndërsa në muajin që lëmë pas qeveria në detyrë ka marrë vendim që për shkak të orëve të shtuara të punës së arsimtarëve gjatë pandemisë, do t’iu bëhen dy pagesa shtesë në page, e cila tashmë ka filluar të ekzekutohet.