Liderja e Birmanisë, Aung San Suu Kyi është parë nga avokatët e saj për herë të parë që kur u arrestua gjatë grusht-shtetit ushtarak një muaj më parë, raporton BBC.
Suu Kyi, që është paraqitur në seancë gjyqësore nëpërmjet një videolidhje, është dukur në “shëndet të mirë” dhe ka kërkuar të shohë ekipin e saj ligjor, kanë njoftuar avokatët e saj.
Vendndodhja e saj nuk është treguar që nga grusht-shteti më 1 shkurt.
Protestuesit kanë dalë nëpër rrugë sërish sot, ndonëse të dielën janë vrarë 18 protestues.
Vdekjet erdhën ndërsa Ushtria e Policia reaguan dhunshëm ndaj protestuesve, duke shtënë në turma.
Por, protestuesit vazhdojnë të dalin duke kërkuar lirimin e lideres Suu Kyi dhe liderëve tjerë të partisë së saj NLD.
Ushtria ka thënë se ka marrë pushtetin për shkak të pretendimeve për shkak të mashtrimeve në zgjedhjet e përgjithshme në nëntor, ku partia e Suu Kyi fitoi thellë.