Në pajtim me Ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave, më 01.mars 2021, ka filluar procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, ku që të gjithë janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre në Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Me qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/51, për respektimin e masave të përgjithshme dhe specifike nga pandemia COVID-19, rekomandimeve të Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë do të behet nëpërmjet formës elektronike në email adresën akk.deklarimi@rks-gov.net, ndërsa formularët e deklarimit të pasurisë duhet të dërgohen të nënshkruar dhe skanuar nga subjektet deklaruse.
Agjencia Kundër Korrupsionit ka dërguar njoftimin te të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës (zyrtarët kontaktues për deklarimin e pasurisë) që të bëjnë deklarimin e pasurisë sipas afateve kohore të përcaktuara me Ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publikë dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave nga 01 deri më 31 mars 2020.
Në njoftimin, dërguar në institucionet publike, Agjencia Kundër Korrupsionit ka rikujtuar gjithashtu se mosdeklarimi i rregullt i pasurisë nga zyrtarët publikë dhe mosrespektimi i ligjit nr. 04/L-050, si edhe Ligjit nr. 04/L-228 për deklarimin e pasurisë nga zyrtarët e lartë publikë, Agjencia Kundër Korrupsionit do paraqesë kallëzim penal në pajtim me nenin 437 të Kodit penal.
Për informata më të detajuara rreth subjekteve deklaruese dhe listës e zyrtarëve, të cilët janë të obliguar ta bëjnë për deklarimin e pasurisë, ju lutemi, vizitoni ueb faqen zyrtare të AKK-së: https://www.akk-ks.org/.