Këngëtarja e ka uruar motrën për ditëlindje.
Përmes një postimi në profilin e saj në Instagram ajo ka shkruar edhe disa fjalë duke i shprehur dashurinë.
“Urime ditëlindjen, motra më e bukur në botë. Krenare me ty Ema”, ka shkruar Adelina.
Ndryshe, Ema për dallim nga Zanfina dhe Adelina është e rezervuar sa i përket jetës së saj e cila nuk e bën publike asnjëherë dhe rrallëherë bëhet pjesë e mediave rozë.
Rikujtojmë se, së fundi edhe Zanfina zbuloi se po vazhdon rrugën e së motrës pasi ka thënë se ka lënë muzikën dhe dëshiron të jetojë jetën larg mediave.