Njësitë e Doganës dje pasdite në pike kalimin kufitar të Vërmicës kanë arritur të parandalojnë futjen e substancave narkotike në sasi prej 7.8 kilogram.
Dje rreth orës 16:20 ne PKK Vërmicë është paraqitur vetura me targa kosovare e drejtuar nga një shtetas Kosovar.
Pasi qe është selektuar nga ana e zyrtareve te doganës, është ndërmarr kontrolla në vijën e dyte dhe gjatë kontrollës në pjesën e brendshme të dyerve është hasur ne substance te dyshuar te llojit marihuan me peshe 7.8 kg.
Personi i dyshuar është arrestuar nga Policia Kufitare në PKK Vërmicë dhe është njoftuar Njësiti i Antidrogës së Policisë së Kosovës për vazhdimin e hetimeve te mëtutjeshme. Rasti në fjalë është proceduar tutje nga Policia.