Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksident i cili ka ndodhur sot rreth orës 08:15 në fshatin Shakovicë, në Podujevë.
Kështu bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Sipas tij, si pasojë e këtij vetë-aksidenti vozitësi i automjetit ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 08:15 është raportuar për një vet aksident në fshatin Shakovicë komuna e Podujevës. Si pasojë e këtij vet aksidenti vozitësi i automjetit ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet që kanë sjellë deri te ky vet aksident”, ka thënë Borovci.