I dashuri i Genta Ismajlit paralajmëron projektin e saj të ri me dedikime dashurie në shqip ndaj këngëtares

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, duket se është në përfundim e sipër të një projekti të ri muzikor.

Këtë gjë e ka bërë të ditur edhe i dashuri i saj, biznesmeni i njohur turk Huseyn Usta, përmes disa postimeve në rrjetet sociale.

Ai ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram disa imazhe të këngëtares shqiptare, në mbishkrimet e të cilave nuk i ka kursyer dedikimet në shqip.

“Ti më merr frymën”, shkroi ai sipër një imazhi , ku Genta shfaqej mjaft atraktive me flokë bionde dhe një makijazh të veçantë.

Më pas, i njëjti publikoi edhe një tjetër postim ku shfaqej shkronja G, e përpunuar si një logo, të cilën ai e quajtur “Logoja e jetës time”.

 

Postimi i tij i fundit përfshinte një imazh të fytyrës së këngëtares, ku në pah vihej makijazhi i saj, ku shkruhej “së shpejti”.

 

“Të dua shumë”, shkroi Ismajli në mbishkrimin e kësaj fotografie, e cila mesa duket është paralajmërim për këngën e saj të re që do të vijë së shpejti.