Faqja zyrtare e ‘Eurovisionit’ publikon fotografitë e Anxhela Peristerit me veshje kombëtare

Anxhela Peristeri përfaqëson Shqipërinë këtë vit në Eurovision.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri ka fituar në edicionin e radhës të Festialit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Ajo u paraqit me këngën “Karma”, ndërsa triumfi në këtë festival ia siguron biletën për festivalin evropian të këngës, “Eurovision”.

Anxhela ka realizuar një fotosesion me veshje kombëtare, përmes së cilit po bën edhe prezantimin e këngës.

Faqja zyrtare e “Eurovisionit” ka publikuar fotografitë e këngëtares shqiptare me kostume të ndryshme tradicionale.

 

“Shikoni këto fotografi mahnitëse të Anxhela Peristerit, ndërsa ajo u bën dedikime shqiptarëve në të gjithë botën”, janë fjalët që faqja zyrtare e Eurovisionit ia la atij postimi

Edicioni i sivjetmë i festivalit Eurovision këtë vit mbahet në Roterdam, por me disa masa duke iu përshtatur situatës së pandemisë.