Pasi të shihni këtë super kombinimin, do ta harroni ‘bluzë me kapuç + tuta’
Të parat që mendojmë kur përmendim bluzat sportive e të rehatshme me ose pa kapuç janë padyshim tutat ose xhinset, megjithatë ky kombinim – që bën bashkë bluzat e tilla me fundet – është jo vetëm i rehatshëm, por duket këndshëm.
1 – Tutat apo xhinset janë ok, por një bluzë me kapuç e kombinuar me një fund me pala duket po aq mirë (në mos më mirë).
2 – Një tjetër detaj që mund t’i shtoni kombinimit të mësipërm është këmisha poshtë bluzës, këtë herë pa kapuç. Veshja bëhet më miks dhe duket këndshëm.
3 – Me siguri të gjitha keni një fund të gjatë me printe. Kontrolloni te rrobat e pranverës/verës dhe merrni fundin që mendoni se përshtatet më së miri me kapuçin tuaj njëngjyrësh.
4 – Mund të guxoni edhe kështu, sepse fundja: Pse jo?
5 – Në fund, por jo nga rëndësia – një xhaketë krahëve. Ok, mund të thonë se dukeni sikur nuk e keni ndarë mendjen nëse po dilni shëtitje apo po shkoni në punë, por ju e dini se jo të gjithë marrin erë nga moda.