Bashkimi Europian pritet që nga e premtja (sot) ta bëjë më të lehtë pezullimin e liberalizimit të vizave, për vendet që synojnë të jenë pjesë e këtij programi, në kohën kur edhe Kosova, bashkë me Turqinë e disa vende tjera presin që të udhëtojnë pa viza në Zonën Schengen.
Ministrat e brendshëm dhe të migrimit të Unionit shpresojnë që ta mbyllin marrëveshjen të premten, përmes të ashtuquajturit “mekanizëm të pezullimit”, që do të vlente për Gjeorgjinë , Ukrainën, Kosovën dhe Turqinë, njofton Klan Kosova.
Ministri holandez i migrimit, Klaas Dijkhoff ka thënë se mekanizmi do të hynte në fuqi “nëse gjërat nuk shkojnë siç pritet me vendet të cilat janë pjesë e programit”.
Sistemi do të hynte në funksion për të ofruar siguri ose në rast se vendet dështojnë të merren me qytetarët që lënë territorin e tyre, por nuk mund të qëndrojnë në vendet e Unionit.