Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shoqëruar nga një delegacion i partisë së tij ka bërë homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçit dhe aktivistët Astrit Dehari të cilët kanë lindur në data të njëjta.
Në një komunikatë nga Lëvizja Vetëvendosje, thuhet se “sot, i gëzojmë ditëlindjet e tyre, ashtu siç presim t’i gëzojmë përplot ditë në Kosovën tonë përmes punës e angazhimit që motivohet nga këto dy figura”
“Astrit Dehari e Adem Demaçi kanë sot Ditëlindjen. Kosova mes Luftës së Dytë botërore dhe pavarësisë nuk mund të kuptohet pa Demaçin, ndërsa Kosova e pas pavarësisë dhe deri në ardhmëri nuk mund të kuptohen pa Astritin. Njëri e kuptimëson më shumë tjetrin, i pari të ardhmen në histori dhe i dyti historinë në ardhmëri”, përfundon komunikata e LVV.