Friday, November 15, 2024
Home INFO BE për hartën ku shfaqet Kosova si pjesë e Serbisë: Kemi pozicion...

BE për hartën ku shfaqet Kosova si pjesë e Serbisë: Kemi pozicion neutral

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano, ka reaguar sot pas raportimeve të mediave ku shfaqet një hartë e Evropës me Kosovën si pjesë të Serbisë në zyrën ku është Miroslav Lajçak, i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Stano thotë se pretendimet rreth hartës janë të pavenda.

“Pretendimi në lidhje me hartën është plotësisht i gabuar dhe i rremë. Kjo hartë zyrtare e BE-së është përputhje me pozicionin e Bashkimit Evropian- statusi neutral. Unë do të rekomandoja të gjithë të përqendrohen në çështje reale që ndihmojnë në avancimin e dialogut për normalizimin e raporteve, në vend të përpjekjeve që të krijohen storie të rreme”, shkruan Stano në Twitter.

Ndryshe, reagimi i Stanos vjen pas reagimeve të mediave në vend lidhur me një prezantim të Miroslav Lajcak, ku në prapavijë shihet një hartë në të cilën Kosova është pjesë e Serbisë.