Ademi: Ashkalitë do kërkojnë interpretim kushtetues për mandatet në Kuvend

Kryetari i PDAK-së, Danush Ademi, ka thënë se shumë shpejt ashkalinjtë do të kërkojnë interpretim kushtetues, lidhur me mandatet në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se komuniteti i tyre është më i madh, karshi komuniteteve të tjera dhe sipas tij, pa të drejtë u cenohet marrja e dy vendeve në Parlament.

Njoftimi i plotë:

ASHKALINJTË E KOSOVËS NË DITËT NË VAZHDIM DO TË KËRKOJNË INTERPRETIM KUSHTETUES, LIDHUR ME MANDATET NE KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVES.

Siç dihet edhe zyrtarisht në regjistrimin e fundit të popullsisë në Kosovë ne jemi kominiteti më i madh, karshi komunitetit egjiptian dhe atij rom. Andaj pa të drejtë ne na cenohet marrja e dy vendeve në Parlamentin e Kosovës. Kushtetuta duhet të ndërrohet? Apo vetë Gjykata Kushtetuese të japë interpretim në favor të komunitetit ashkali. Ne na bëhet një e padrejtë. Nuk kemi nevojë të bëjmë gara politike me një komunitet tjetër siç janë egjiptianët apo romët. Ne kemi të drejtat tona kushtetuese. Garën politike e demokratike e bëjmë brenda komunitetit ashkali. Ne tani nuk do të qendrojmë duarkryq karshi kësaj të drejte themelore kushtetuese. Do të bëjmë çmos si shoqëri demokratike në Kosovë.

NE NUK PO KËRKOJMë MA SHUMë SESA QË E MERITOJMË

Nga kryetari i PDAK-së.