Vitin e shkuar Enca kaloi një kohë të gjatë në regjim shtrati si shkak i një ndërhyrjeje aspak të lehtë në këmbë, pasi e theu atë.
Ndonëse ka kaluar kohë, Enca duket se nuk e harron dot lehtë atë periudhë të vështirë të jetës. Përmes disa postimeve të njëpasnjëshme në Instagram Story, Haxhia ka ndarë të tjera pamje me ndjekësit.
“Isha e tmerruar”, shkruan Enca teksa shfaq një video të këmbës së thyer (imazhet janë të rënda, arsye përse nuk po e bashkëngjisim videon).
Më tej ajo publikon një imazh të këmbës, ku duket ende shenja e ndërhyrjes.
Në tetor të 2020-s, ajo tregoi se gjatë kësaj periudhe është ndier njësoj si të vetizolohej, sepse kishte qëndruar 49 ditë në shtëpi pa dalë fare.
“Kam qëndruar në shtëpi 49 ditë deri tani për shkak të problemeve me këmbën (përveç ditëlindjes sime). E vetëkarantinuar”, shkroi asokohe Enca.
Po kështu, Haxhia shpjegoi vitin e shkuar se në këmbën e saj kishte futur shumë hekura, madje u kërkoi fansave mendim nëse ajo duhet të bënte një tatuazh te shenja e operacionit, fill pasi të shërohej dhe të merrte veten sa më mirë.