Me këtë datë publikohet dueti i ri i Butës

Buta së shpejti lanson projektin e ri.

Reperi Buta nuk e ka ndalur punën për projektet e reja muzikore, madje ai po sjell një bashkëpunim.

“Limonadë”, titullohet kënga e re e këtij artisti, të cilin e sjell në bashkëpunim me Devqa dhe publikohet më 5 mars.

Detaje të tjera rreth kësaj kënge nuk janë bërë të ditura, por pritet që kënga të jetë e shoqëruar edhe me videoklip.

Projekti në fjalë i Butës vjen pak kohë pasi ai publikoi minialbumin “Babayega” në platformën Spotify, për të cilin ka marrë vetëm komente pozitive.