Tea mori vëmendje me një detaj në një foto.
Dy ish-konkurrentët e “Përputhen”, Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi vazhdojnë të mbeten emra shumë të komentuar në shtypin rozë, shkruan lajmi.net.
Kjo për faktin se Tea u largua nga emisioni duke deklaruar se po del si çift me Andin, ndërsa rezultoi të jetë në lidhje me Beartin.
Tashmë çifti nuk ndahen nga njëri-tjetri, ndërsa kohë pas kohe ndajnë çaste romantike së bashku.
Një fotografi e Teas në rrjete sociale ka bërë që ndjekësit të dyshojnë se ata tashmë janë fejuar, kjo ngase ajo po mbante një unazë në gishtin e fejesës.
Tea e mbante unazën në gisht edhe në një tjetër fotografi, ku tregoi ndryshimin që e ka bërë në dukje.