Drejtori i Krimeve Ekonomike, Sahiti: Paratë janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarve

Drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Nazim Sahiti në një konferencë për media ka thënë se vlera e shumës së parave të sekuestruara gjatë aksionit të policisë është rreth 400 mijë euro.

Ai tha se është bastisur Ministria e Bujqësisë ku në kuadër të saj është Agjencioni i Pavarur për Zhvillim të Bujqësisë si dhe disa zyra që funksionojnë në kuadër të AZHB-së në disa komuna.

“Janë konfiskuar diku rreth 400 mijë euro. Në kuadër të aksionit janë bastisur disa lokacione në Istog, Gjilan, Lipjan dhe Pejë”, ka thënë Sahiti.

Ai tha se paratë janë gjetur në shtëpitë e të disa të arrestuarve, që dyshohen për marrje dhe dhënie të ryshfetit.

“Parat janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarve, marrje ryshfeti dhe dhënie ryshfeti”, ka thënë drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.