Besian Mustafa thërret konferencë për media pas operacionit të sotëm të policisë

Pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka thirrur konferencë për media.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga ministria e Bujqësisë.

“Konferenca do të mbahet sot (24 shkurt 2021, e mërkurë) në orën 15:30, në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, bëhet e ditur në komunikatë.

Ndryshe, në operacionin e sotëm të Policisë së Kosovës, në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë janë arrestuar katër persona, teksa gjithësej nën pranga kanë përfunduar 12 persona në të gjitha rajonet ku u zhvillua aksioni.