Qeveria në detyrë e ka vendosur menjëherë zëvendësuesin e Hykmete Bajramit në pozitën e ministrit të Financave.
Bajrami është liruar sot nga detyra me vendim të kryeministrit Hoti, pas kërkesës së saj e cila kishte të bënte me arsye personale.
Në vend të Bajramit, në pozitën e ministrit është emëruar Agim Krasniqi.
Ky i fundit deri tani mbante pozitën e zëvendësministrit në këtë ministri.