​MASH kërkon respektimin strikt të masave antiCOVID-19

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka bërë sot thirrje për vazhdimin e respektimit të masave kundër pandemisë COVID-19, në mënyrë që mësimi të vazhdojë të zhvillohet sipas skenarit A, me prezencë në shkollë.

Në një komunikatë për media thuhet se mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe menaxhmenti i shkollave duhet të kenë kujdes të vazhdueshëm në respektimin e distancës, higjienës dhe bartjes së maskës.

MASH kërkon nga studentët, mësimdhënësit, menaxhmentet e universiteteve dhe fakulteteve, si dhe kolegjeve për respektimin strikt të masave parandaluese ndaj pandemisë.

Po ashtu, MASH kërkon nga institucionet e arsimit në të gjitha nivelet që të ndërmarrin masa parandaluese dhe mbrojtëse sipas rekomandimeve të IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.