Ka ndërruar jetë doktor Iskender Çitaku.
Ai ka qenë specialist i oftalmologjisë. Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd më 1968. Pas diplomimit u punësua si mjek i përgjithshëm në spitalin dhe shtëpinë e shëndetit në Prishtinë. Pastaj vazhdoi specializimin në Shkup, në vitin 1975 mori titullin specialist i oftalmologisë. Pasi kreu specializimin është kthyer në shtëpi të shëndetit ku ka punuar deri në vitin 2006 kur dhe është pensionuar.
Në një njoftim në Facebook, Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.