Kim Kardashian thuhet që po ndjehet e zhgënjyer, pasi nuk mund të shpëtonte martesën me Kanye West.
Ylli i Keeping Up With The Kardashian, ditë më parë bëri të ditur se ka nënshkruar letrat e divorcit nga Kanye Ëest, shkruan Mirror.
Çifti, që ndajnë katër fëmijë së bashku, tashmë kanë marrë vendim, disa muaj pas spekulimeve që qarkulluan në rrjet.
Foto: Mirror
Ani pse raportohet se ajo është e para që nënshkruajti për divorc, Kim tashmë po ndihet e zhgënjyer.
Një burim për People ka thënë: “Ani pse për muaj me radhë ka pasur aludime, është ende emocionale për Kim”. Ajo është e zhgënjyer që nuk mund ta shpëtonte martesën”.
Foto: Mirror
Po ashtu flitet se ajo nuk po kalon në kohë të vështira, ndërsa është e rrethuar me miq dhe familjarët e saj.
Kur bëhet fjalë për një lidhje të re të dashurisë, Kim sipas burimeve nuk është në gjendje që ta mendojë atë pjesë.