36 vjeçarja shfaqi figurën trupore në bikini, pasi shtatzënisë, ndërsa po pushonte në Hawaii bashkë me Orlando Bloom.
Ajo lindi fëmijën e saj të parë, vajzën Daisy Dove Bloom, në fund të verës së kaluar, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Katy Perry dukej e shëndetshme, e lumtur dhe e nxehtë si kurrë ndërsa shijonte një ditë në plazh gjatë një pushimi dimëror në Hawaii me të fejuarin Orlando Bloom, 44 vjeç.
Këngëtarja e “Fireworks”, 36 vjeçe, shfaqi figurën e saj e veshur një rroba banje njëpjesëshe, me ngjyrë vjollcë.
Perry, emri i lindjes Katheryn Elizabeth Hudson, i shtoi një pamje magjepsëse pamjes me vathët prej ari si aksesori i saj i vetëm.
Këngëtarja po e shijonte plazhin teksa u fotografua duke shikuar telefonin e saj, duke i bërë një kontroll njoftimeve në të.
Orlando në anën tjetër ishte veshur me një palë pantallona të shkurtër, teksa tregoi fizikun e formësuar.
Pas një bisede Katy dhe Orlando vendosën se ishte koha të mblidhnim gjërat dhe të shkonin. Ai më pas hodhi një kapelë të bardhë dhe mblodhi sendet e tyre.
Pushimet romantike të çiftit vijnë pasi Katy u shqetësua për atë se sa do e mbështeste partneri i saj gjatë lindjes së Daisy.
Ata janë fejuar që nga viti 2019 dhe synojnë të kurorëzohen këtë vit në Japoni, por është shtyrë ceremonia për shkak të COVID-19.
Orlando gjithashtu ka djalin e tij nëntë vjeçar Flynn me ish-gruan e tij Miranda Kerr.