Tuchel: Dëshiroja ta sjell Suarezin tek PSG

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka befasuar me deklaratën e tij para ndeshjes me Atletico Mardidin në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Tuchel deklaroi në konferencën për shtyp para ndeshjes se ai kishte dashur që të sjellë Luis Suarezin në Paris Saint Germain gjatë kohës sa ishte trajner i parisienëve vitin e kaluar.

“Të gjithë ishin të interesuar të nënshkruanin një nga lojtarët më të mirë në futbollin spanjoll. Ne e provuam dhe nuk mundëm. Suárez zgjodhi të qëndrojë në Spanjë dhe të shkojë në Atlético dhe atje ai po tregon atje edhe një herë cilësitë e tij”, tha Tuchel.

“Ai është një sulmues i lindur dhe Ai gjithmonë dëshiron të tregojë dëshirën e tij për të shënuar dhe asistuar. Ne i dimë cilësitë e tij dhe do të përpiqemi ta ndalojmë atë. Ndoshta ai do të ishte përshtatur mirë në Paris, por kjo është në të kaluarën tani”, përfundoi Thomas Tuchel.