Juventus ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar ndaj Crotones.
Juventus ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Crotones.
Chiellini dhe Bonucci mungojnë shkaku i lëndimeve, ndërsa Rabiot është duke vuajtur suspendimin me një ndeshje mos-lojë.
Dybala ende mungon dhe nuk është i gatshëm as për këtë sfidë, ndërsa Ramsey është rikthyer në skuadër. Risi në skuadrën “Bianconere” janë lojtarët e ftuar nga skuadra U-23, Di Pardo, Dragustin, Frabotta, Peeters dhe Fagioli.
Morata pritet të qëndrojë në bankën rezervë, shkaku i marrjes se një virusi, që nuk ka lidhje me COVID-19.
Lista e plotë e lojtarëve të ftuar me Crotonen.
Portier: Szcesny, Pinsoglio, Buffon
Mbrojtës: De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Demiral, Di Pardo, Dragustin, Frabotta
Mesfushorë: Ramsey, McKennie, Chiesa, Bentancur, Bernardeschi, Fagioli, Kulusevski, Peeters
Sulmues: Ronaldo, Morata