Është gjetur trupi i pajetë i mësimdhënësit që u hodh nga ura e “Fshejt”.
Pas gati një muaji që kur ai ishte hedhur, ekipi i kërkim- shpëtimit të FSK-së, kanë arritur ta gjejnë trupin e pajetë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetar i komunës së Rahovecit Smajl Latifi.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “Ekipi i Gardës së FSK-së, njësia e kërkim shpëtimit “Togu i ujërave” në krye me rreshterin e klasit të parë Naim Mala, tash e sa ditë janë në terren për të bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë, andaj i shpreh mirënjohje të thellë për angazhimin e tyre”.
Postimi i plotë i tij:
Ndërsa lidhur me gjetjen e mësuesit 47 vjeçar ka bërë njoftimin edhe Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së.
“FSK-ja gjen trupin e pajetë të personit që ishte hedhur nga “Ura e Fshajtë”
Sot me datë 22 shkurt, Njësiti i Kërkim Shpëtimit i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë operacionit, kanë gjetur trupin e pajetë të N.G. (47) nga fshati Sapniq i Komunës së Rahovec, i cili ishte hedhur nga “Ura e Fshajtë” në Gjakovë.
Operacionet e Kërkim Shpëtimin janë realizuar në kushte shumë të vështira të punës që nga data 26 janar deri më 22.02.2021, dhe jan[ realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ,Komunën e Rahovecit dhe klubin e zhytjes ,,Trepça”