Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është vendosur që të rinumërohen votat e 494 vendvotimeve për shkak të problemeve të auditimit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar se ky proces do të nisë sot.
“Ju njoftoj se sot, në orën 16:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë procesi i rinumërimit të votave të 494 vendvotimeve për të cilat ka marrë vendim Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”.
Votat e vendvotimeve, të cilat do të rinumërohen, janë ndarë në katër kategori nga KQZ-ja për arsye të mospërputhjeve të formularëve të rezultateve.