Gjatë ditës së sotme ka pasur raportime se Manchester City ka dërguar një ofertë për të transferuar yllin e Barcelonës, Lionel Messi.
Pas dështimit tjetër në një kampanjë të Ligës së Kampionëve, kanë nisur spekulimet mbi një largim të mundshëm të Messit nga klubi.
Pasiguria kryesore qëndron në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në Barcelonë më 7 mars.
BBC Sport raporton se Citizens nuk kanë dërguar ndonjë ofertë as në verë, as tani dhe për momentin nuk janë duke biseduar për këtë çështje.
Një nga klubet e vetme qe mund t’i bëjë ballë rrogës së Messit është pikërisht Man City, ose eventualisht klubi Paris Saint-Germain.