Shkon në mbi 3 mijë numri i votave të refuzuara të ardhura nga diaspora

Mbi 3 mijë vota nga diaspora janë refuzuar deri tani nga Komisoni Qendror i Zgjedhjeve.

Në raportin të cilin e ka parë lajmi.net, shihet se nga ky numër, janë 998 votues të refuzuar në periudhën e aplikimit.

Tutje,  janë 70 votues që kanë dërguar fletëvotime nga dy herë.

Janë gjithësej 421 votues të cilët janë të paidentifikueshëm.

190 është numri i votuesve që kanë dërguar dokumente jo valide.

Ndërkaq 1 mijë e  336 është numri i atyre që nuk kanë aplikuar në periudhën e caktuar.

Në total, janë gjithësej 3 mijë e 15 vota të refuzuara.

Ndërkaq, në total janë 7 mijë e 157 vota që janë aprovuar.