340 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë.
Krahas rasteve, është shënuar numër i lartë i viktimave brenda intervalit 24-orësh në vendin tonë.
E IKSHPK në komunikatën e lëshuar ka bërë të ditur edhe moshën e viktimave.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (67, 80, 55 vjeç), Prizren 2 raste (54, 46 vjeç), Rahovec 2 raste (76, 52 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (58 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Në Kosovë ndërkaq janë edhe 6 mijë e 737 raste aktive me COVID-19.