Haliti: Qëndrimi i Kurtit për dialogun, papërgjegjësi e malësorit inatçi

Fituesi i këtyre zgjedhjeve Albin Kurti menjëherë pas zgjedhjeve ka bërë të ditur e nuk do ta ketë prioritet dialogun e Serbinë.

“Nuk do ta kemi prioritet krijimin e ekipit të dialogut me Serbinë që në të gjitha matjet e opinionit publik dialogu është në vendin e gjashtë e herë në vendin e shtatë. Neve na kanë zgjedhur këta qytetarë dhe u përgjigjemi atyre. Prioritet i kemi drejtësinë dhe punësimin”, ka deklaruar Kurti.

Ndajë këtij qëndrimi ka reaguar kandidati për deputet nga radhët e PDK’së Xhavit Haliti.

Ai në një prononcim për Periskopin tha se është papërgjegjësi e një malësori inatçi, shkruan Periskopi.

“Së pari ky qëndrim është papërgjegjësi e një malësori inatçi, së dyti Kosova duhet të ketë qëndrime shtetërore për këtë çështje, së treti mesazhi i SHBA dhënë përmes Ambasadorit Kosnet, mesazhi i BE dhe i Gjermanisë e Britanisë së Madhe, duhet respektuar dhe zbatuar nga institucionet Shtetërore të Kosovës.”, ka thënë Haliti.

Refuzimin e Kurtit për tu ulur  në tryezën e bisedimeve që organizon SHBA, BE, e Britania e Madhe Halitie sheh si një  gabim të rëndë strategjik.

“Ne duhet patjetër të bisedojmë e të sqarojmë pozicionin tonë. Refuzimi për tu ulur në tryezën e bisedimeve që organizon SHBA, BE, e Britania e Madhe është gabim i rëndë strategjik i cilësdo Parti dhe i cilitdo institucion politik në Kosovë e aç më shumë i protagonistëve siç është Z. Kurti i cili ka fituar zgjedhjet”, theksoi ai.

Kujtojmë se miqtë tanë ndërkombëtar në urimin e tyre për 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kanë bërë thirrje që sa më shpejt të formohet qeveria e re, dhe të nisë dialogu.

Kurti ndërkohë ka premtuar se do të shqyrtojë marrëveshjet e bëra deri tash, duke lënë mundësinë që të minojë përparimin e bërë nga qeveritë e kaluara. Kurti dhe Vetëvendosje e kanë protestuar gati çdo marrëveshje të arritur në dhjetë vitet e kaluara me Serbinë.