E vizituan në ditëlindjen e djalit, nëna Ferdonije: Ma lehtësuan sadopak mungesën e dhimbjen

Aktivitetet e ditës së djeshme në 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, u.d së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i përmbyllën me një vizitë që patën tek nëna Ferdonije Qerkezi në Gjakovë.

Gjatë vizitës nëna Ferdonije foli me ta lidhur me familjarët e saj të zhdukur, burrin e djemtë që s’i takoi më që nga lufta e vitit 1999 kur forcat serbe i dëbuan ata nga shtëpia.

Por pikërisht më 17 shkurt është edhe ditëlindja e djalit të saj Artanit.

Pas vizitës që pati nga Osmani dhe Kurti ajo u shpreh se sado pak këta të fundit ia lehtësuan mungesën dhe dhimbjen për të.

Postimi i plotë:

Artan, i bukuri i abës

bashkë me ty edhe

Kosova ka datëlindjen!

Ata që më vizituan sot,

Ma lehtësuan sadopak

mungesën tuaj dhe dhimbjen!.