Votat e më të votuarve të Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë

Komisioni Qendror Zgjedhor ka përfunduar numërimin e votave të rregullta, derisa pritet të vazhdojë publikimi i të dhënave se sa vota kanë arritur të grumbullojnë kandidatët për deputetë.

Në kuadër të komunës së Prishtinës, Partia Demokratike e Kosovës u radhit parti e tretë me 12%, apo 11 mijë e 673 vota.

Por në kryeqytet nga radhët e PDK-së emrat më të votuar ishin: Enver Hoxhaj me 7 mijë e 470 vota duke u pasuar nga Uran Isamili me 4 mijë e 960 vota.

Pas Ismailit vie edhe Memli Krasniqi me 2 mijë e 624 vota. Abelard Tahiri 1 mijë e 538 vota.

Sa i përket gjinisë femërore, Eliza Hoxha mblodhi 2 mijë e 89 vota duke u pasuar nga Ariana Musliu-Shoshi me 1 mijë e 21 vota.