“Për ty”, kënga më e re nga Eneda Tarifa

Eneda Tarifa ka sjellë projektin e ri muzikor.

Një emër shumë i pëlqyer në skenën muzikore shqiptare është edhe ai i këngëtares Eneda Tarifa.

Artistja së fundi ka lansuar projektin e ri muzikor me titull “Për ty”, të cilit ia realizoi edhe videoklipin, që është punuar nga Pro Video.

Për tekstin e këngës u kujdes Drita Çomo, muzikën e bëri Edmond Rrapi, ndërsa mix/masterin Shpetim Saraçi dhe e përcjell me kitarë Arian Gici.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën “Për ty” nga Eneda Tarifa, e cila kësaj radhe preferoi të kthehet me baladë.