Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot priti në takim disa nga mërgimtarët të cilët erdhën në Kosovë për t’i dhënë përkrahje të vizionit të Aleancës.
Haradinaj falënderoi përzemërsisht gjithë diasporën për mbështetjen e vazhdueshme që i dhanë Aleancës.
“Pashk Merturi, Ali Dervishaj, Bajram Mulaj dhe Miftar Kastrati janë vetëm disa prej shumë mërgimtarëve të cilët erdhën në Kosovë në përkrahje të vizionit të Aleancës. Falënderoj përzemërsisht të gjithë diasporën, për mbështetjen e vazhdueshme!”, shkroi Haradinaj në Facebook.