Prishtina prinë me numrin e të vdekurve nga Covid19, pasohet nga Prizreni e Gjakova

Kosova dhe mbarë globi vazhdon të përballet me rastet me Covid19.

Ky virus për të cilin ndonëse është gjetur vaksina vazhdon të marrë shumë jetë.

Në Kosovë deri në këto momente si pasojë e Covid-19 kanë vdekur  1 kijë e 544 persona dhe komuna që prinë me numrin e të vdekurve është Prishtina me gjithsej 222 persona të vdekur.

Në hartën e paraqitur nga zëdhënësi i MSh-SË Faik Hoti, bëhet e ditur se Prishtina, pasohet nga qyteti tjetër më i madh i Kosovës, Prizreni me gjithsej 174 raste të vdekjeve.

Pas Prizrenit, renditet Gjakova me 102 të vdekur si pasojë e Covid19.

Ndërsa një pozitë më poshtë renditet Gjilani me gjithsej 97 të vdekur nga fillimi i pandemisë e deri më tani.