Momente të vështira për Liverpoolin, Salah ka një mesazh për tifozët

Humbja ndaj Licester City-t, konfirmoi krizën që po kalon Liverpooli në Premier League.

“The Reds” po udhëhiqnin me golin e Salah, por “dhelprat” arritën të përmbysnin rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes.

Pas kësaj ndeshje, Liverpooli do të ndeshet me RB Leipzig në kuadër të Ligës së Kampionëve, dhe egjiptiani ka një mesazh për tifozët në këtë kohë të vështirë për klubin. Salah zgjodhi rrjetin e tij social, Twitter, për të shprehur angazhimin e tij për klubin.

“Ka qenë një periudhë e vështirë në shumë aspekte. Ne jemi Kampionë dhe do të luftojmë edhe më tej si Kampionë”, tha Salah.

“Ne nuk do të lejojmë që ky sezon të na përcaktojë vetëm shkaku i disa nga rezultatet e fundit. Këtë ua premtoj të gjithë juve”, përfundoi Mohamed Salah.

Përndryshe, Liverpool dhe Leipzig do të ndeshen në Hungari shkaku i anulimit të fluturimeve me Anglinë dhe frikës së variantit të ri të COVID-19.