Modelja e njohur e ka bërë lidhjen e saj publike.
Kendall Jenner, ka pothuajsenjë vit që është përfolur se është në lidhje me yllin e basketbollit, Devin Booker, dhe dyshja tashmë ishte spikatur në shoqërinë e njëri-tjetrit disa herë, përfshirë këtu festën e ditëlindjes së 40-të të Kim Kardashian Westit në Tahiti.
Jenner dhe Booker deri më tani e kanë ruajtur privatësinë e lidhjes së tyre, duke mos dashur të deklarohen publikisht, por më 14 shkurt në Ditën e të Dashuruarve, që të dy vendosën të postojnë fotografi me dedikim ndaj njëri-tjetrit në llogaritë e tyre në Instagram.
Derisa kjo romancë mendohej se nuk ishte shumë serioze, duket se muajve të fundit gjërat kanë ndryshuar. Kendall Jenner, e cila në të kaluarën ka qenë në lidhje romantike me dy lojtarë tjerë të NBA, Blake Griffin dhe Ben Simmons, thuhej se nuk ishte e interesuar të lidhej seriozisht me dikë. Por si asnjëherë më parë, ajo duket e dashuruar dhe shkon shumë mirë me të dashurin aktual, 24-vjeçarin Devin Booker.
Ylli i shout “Keeping Up with the Kardashians”, që është motra e yjeve televizive Kim Kardashian West, Khloe Kardashian, Kourtney Kardashian dhe Kylie Jenner, në të kaluarën kishte shpjeguar pse është përpjekur vazhdimisht ta mbajë jetën private larg vëmendjes së mediave dhe publikut, duke thënë: “Kam parë se si motrat e mia janë ballafaquar me vëmendjen e publikut, dhe është mirë të mësosh nga kjo. Për mua, shumë gjëra janë të veçanta dhe të shenjta, si për shembull miqtë dhe lidhjet e mia romantike. Personalisht mendoj se vëmendja e publikut dhe prezenca e tyre në jetën private, i bënë gjërat më të ngatërruara”.
Ndryshe, Kendall ka një numër lidhjesh romantike të dështuara dhe është njëra nga modelet e njohura e cila i kalon të gjitha pa skandale.