Po kthehet në modë stili i popullarizuar i flokëve nga vitet ’90

Jemi të sigurt që do të dukeni më të reja, dhe mund ta bëni shumë shpejt.

Kohëve të fundit gjithnjë e më shpesh po shohim stile të cilat na rikujtojnë modën e viteve nëntëdhjetë.

Shumë personalitete të famshme kanë filluar të bartin stilin e flokëve i cili ka qenë në modë nga fundi i shekullit të kaluar.

Flokët e lëshuar me dy bishta të vegjël do të jenë një model i popullarizuar gjatë sezonit tjetër.

Para së gjithash, ky model është shumë i lehtë për t’u bërë, por ka edhe një avantazh tjetër – çdo zonjë me këtë model flokësh duket më e re.

Haley Bieber ka bartur shumë bishta kohët e fundit dhe është e padiskutueshme që kjo 24-vjeçare të duket si një adoleshente.